Dy banorët e komunës së Podujevës sot kanë dal para gjykatës në Serbi, ende nuk dihet çfarë vendimi është marrë.
Kohën e tyre të lirë menduan ta shfrytëzojnë në këtë bjeshkë.
Por gjatë ecjes së tyre, nuk iu shkoj gjithçka sipas planit.
Blerim Maçastena dhe Berat Mexhuhani si pasojë e mjegullës humbën rrugën e tyre të kthimit.
Kësisoj që të dy u gjetën nga pjesëtar të policisë kufitare serbe.
Në kërkim të tyre, dolën edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës e banor të kësaj ane.
Por, edhe pse i kërkuan për më shumë se dy orë, nuk arritën që të hasin në gjurmë të tyre.
E banorët e këtij fshati që dolën vullnetarisht të i kërkonin tregojnë momentet e fundit të komunikimit me ta.
Edhe një tjetër banor që jeton shumë afër me vijën kufitare, tregon që gjetja e tyre ishte e pamundur për shkak edhe të errësirës.
Ndërkohë, që nga momenti i parë këtë situatë e ka ndjekur edhe komuna e Podujevës.
Kryetari i saj, Shpejtim Bulliqi thotë që po bëjnë çmos si komunë që të lirohen sa më parë bashkëvendësit e tij.
Televizioni gjatë ditës ka kontaktuar edhe me familjarët e te dy të arrestuarve, shtëpitë e të cilëve gjenden shumë afër me njëra-tjetrën.
Këta të fundit prapa kamerës së T7, kanë thënë që janë të shqetësuar për ta, por që përkrahje kanë marrë edhe nga Qeveria e Kosovës.
Arrestimin e këtyre dy personave nga polica serbe, e ka konfirmuar një ditë më parë edhe policia e Kosovës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e njeh njërin prej tyre, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
Postimi i plotë:
Blerim Maqastena është një prej njerëzve më të mirë që njoh. Shok ma besnik nuk di që ka. Një prej njerëzve që i ka gjithsecili që kur ke nevojë për ndihmë është ndër të parët që e thirr. Pa marr parasysh bindjeve politike dhe situatave ka qenë njeri që më ka shkru në situatat më të vështira vec me më pyt si jam.
Blerimi me një shok janë arrestuar nga xhandarmeria serbe te kufiri për shkak se si duket e kanë kaluar gabimisht. Sot gjykata në Serbi ja ka shqiptuar masen e paraburgimit prej 30 ditëve.
Blerimi nuk ka qëllime të kqija e as nuk kalon kufij ilegalisht për me bo dicka. Është asambleist në Podujevë.
Ju bëj apel krejt institucioneve tona të bëjnë çmos për ta siguruar lirimin e Blerimit. Ju bëj apel edhe institucioneve në Serbi për lirimin sa më parë të Blerimit. Nuk ka nevojë për situata të tilla krize, e sidomos jo në pandemi!







