Dy persona janë goditur nga një veturë mbrëmë në Prizren.

Policia njofton se nga pakujdesia e shoferit, janë goditur dy këmbësorë – një mashkull dhe një femër.

Viktimat kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur dy këmbësoret – një mashkull dhe një femër K-Shqiptare. Viktima kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”.