Dy kandidatet e vetme gra që synojnë të marrin udhëheqjen komunale në Ferizaj dhe Deçan

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani muajin e kaluar caktoi 17 tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë.Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve, partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet në të gjitha komunat ku do të prezantojnë kandidatët e tyre .Deri më tani kemi parë që shumica e kandidatëve për kryetar komunash që vijnë nga subjektet e ndryshme politike, janë meshkuj.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që në mesin e kandidatëve për kryetar komunash të kandidoj edhe dy gra.
LDK ka vendosur që në garë për kryetare të Deçanit të kandidojë Hyrie Dobrunaj, kurse në Ferizaj ky subjekt ka propozuar Sibel Halimin.Deri më tani LDK ka zyrtarizuar 19 kandidatë për kryetar komunash, gjithashtu edhe PDK e AAK kanë zyrtarizuar shumicën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të komunave.

Për dallim nga LDK, PDK e AAK deri më tani nuk kanë në garë për kryetare asnjë grua.Ndryshe, LVV mbetet ende e vetmja parti e cila nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar në komunat e Kosovës.