Dy jave pas fillimit të mësimit, nxënësit nuk kanë tekste shkollore

Pas dy javë të fillimit të mësimit ende nxënësit nuk kanë tekste shkollore. Librat mungojnë edhe në arsimin fillor edhe në atë të mesëm të ulët. Për këtë çështje në Ministrinë e Arsimit edhe pse kanë deklaruar se librat do të jenë falas për klasat 1 deri në të 9 vazhdojnë të dhënë deklarata kontradiktore. Nga e gjithë kjo, ata që po pësojnë janë nxënësit dhe prindërit. Me gjasë, si zgjidhje do të kenë blerjen e librave për fëmijët e tyre.

Në shumë shkolla ka mungesë të teksteve shkollore. Arsimtarja e fizikës Mendohie Lekaj-Rexhaj. vë Ferizaj vë në dukje se mungojnë librat e kësaj lënde për klasat 8 dhe 9.

“Për klasën e 6 i kemi nga viti i kaluar, për klasën e 7 kemi komplet mungesë. Na kanë ardhur fletoret e punës e jo librat e nxënësve”, tha ajo për RTK’në.

Tekstet e gjuhës angleze për klasat 6 e deri në 9 mungojnë edhe në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj.

“Ende kemi mungesë të teksteve siç është teksti i gjuhës angleze për klasën e 6,7,8”, tha Ganimete Konjufca, drejtoreshë e kësaj shkolle.

Shqetësimi për mungesën e teksteve shkollore u publikua në faqen e Këshillit të Prindërve të Prishtinës.

Përgjegjësia për mungesën e teksteve shkollore për shkolla, në veçanti për klasat 6, 7 dhe 9 sipas Ministrisë së Arsimit bie mbi Drejtoritë Komunale të Arsimit.

E gjithë kjo situatë po përcillet me deklarata kontradiktore të zyrtarëve publikë brenda Ministrisë së Arsimit.

Mungesë e teksteve shkollore përveç në shkollat publike është edhe në shkollat private.