Ka nisur sot në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda seanca në ngarkim të dy ish-deputetëve Arben Çuko e Arben Ndoka dhe 23 të arrestuarve të tjere gjatë operacionit “Volvo 4”, që ndodhen aktualisht në qeli.

Ata kanë ankimuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda të datës 24 tetor, që i la me masën e sigurise “arrest në burg”.

Dy ish-deputetët nuk janë të pranishëm sot në seancë, por përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës.

24 nga 34 të arrestuarit në “Volvo 4”, përfshirë edhe dy- ish deputetët janë lënë me masën e sigurisë “arrest në burg”, për 8 të tjerë gjykata e shkallës së pare kishte caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa për dy gra kishte vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Mes të arrestuarve ishin dhe disa pjestarë të bandës së Avdulajve në Shijak.