Dy hoxhallarë të Mitrovicës në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Dy hoxhallarë të Mitrovicës, Faruk Sinani dhe Eroll Nesimi janë gjendje të rëndë shëndetësore nga COVID-19.

Kështu bëri të ditur kryeimami në Mitrovicë, Rexhep Lushta, i cili tha se njëri prej tyre u transferua për në Prishtinë.

“Ky virus famëkeq po godet çdo ditë njerëz tonë të dashur, në mesin e tyre kemi edhe dy hoxhallarë tanë nga Mitrovica Dr. Faruk Sinani dhe hoxha Eroll Nesimi. Ata kanë nevojë për lutjet tona. Dr. Farukun e kanë transferuar në spitalin e Prishtinës për shkak të gjendjes së rënduar, prandaj ju lus të gjithëve të mos i harroni në lutjet tuaja”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se këto raste janë dëshmi se duhet kujdes i madh.

“Në adresën e lutjeve le të shkojnë sonte dhe ditëve në vazhdim lutjet tona për hoxhë Farukun, që sa më shpejtë të na kthehet i shëruar dhe me shëndet të plotë. Ky rast edhe njëherë dëshmon që duhet të kemi kujdes nga virusi COVID-19 dhe të respektojmë të gjitha udhëzimet e profesionistëve. Lutem te Allahu i Madhërishëm ta ndihmoje hoxhë Farukun, që ai ta kalojë këtë sfidë shëndetësore sa më shpejtë”.