Dy hajnat e kërkuar nga Policia, mbështetës të Vetëvendosjes

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, janë në mesin e të kërkuarve nga policia për vjedhje të ndryshme në Prishtinë.

Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi tash e sa kohë po kërkohen nga Policia e Kosovës për vjedhje të ndryshme në Prishtinë.

Në profilin e Leutrim Latifit në Facebook shihet se ai është mbështetës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë rrjet social ai ka shpërndarë video të ndryshme duke i dalë përkrah anëtarët e kësaj partie në debate të ndryshme dhe aktivitetet të organizuara nga ta.

Kujtojmë, se dy personat në fjalë po bëjë shaka me Policinë e Kosovës, bile ata mbrëmë janë shfaqur ‘live’ në Facebook.

Në videon e tyre dëgjohen duke thënë “hajdeni, pse s’po na kapni. Në qytet jemi s’jemi tu ik prej qytetit”.

Mirëpo, në bazë të videos që ata publikuan shihet se nuk janë në Kosovë.