Dy gra të vdekura në aksidentin në Korroticë, flet mjeku kujdestar

Një aksident i rëndë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditën e kësaj të diele në Korroticë të Poshtme të Drenasit, ku si pasojë të vdekura kanë mbetur dy gra.

Mjeku i Qendrës Mjekësisë Familjare në Komoran, Feriz Bytyqi ka treguar se njëra nga viktima ishte dërguar pa shenja jete në QKMF.

“Është e vërtetë se një person ka ardhur në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran pasdite dhe ka ardhur pa shenja jete. Përkundër të gjitha masave të ndërmarra nuk kemi arritur të bëjmë asgjë sepse e njëjta kishte ndërruar jetë”, tha Bytyqi për Klan Kosova.

Mjeku mes tjerash bëri të ditur se nga ky aksident për trajtim mjekësorë kanë qenë edhe katër të lënduar por që të njëjtit janë përcjell për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.