Një përballje e zjarrtë pritet të zhvillohet sot në kryeqytet, mes dy gjigandëve të basketbollit kosovar.
Ora 17:00, është e rezervuar për Prishtinën dhe Pejën.
Ndeshja e javës së 19-të e Superligës do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”.
Mbetet të shihet se kujt do t’i takojë klasikja e basketbollit.
Derisa edhe një ndeshjet tjetër pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00. Përballja Bora – Vëllaznimi, luhet në Prishtinë.







