Dy fytyrat e Vuçiqit, si i ndryshoi deklaratat për Kosovën

Instituti EPIK ka treguar dy fytyrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq përmes deklaratave që ka bërë për Kosovën në tri vitet e fundit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Demush Shasha nga Instituti EPIK, ka publikuar deklaratat e Vuçiqit që ka bërë në lidhje me Kosovën.

Përderisa më 5 maj të këtij viti, Vuçiq kishte thënë se Kosova është e pavarur, pas një muaji ai ka ndërruar qëndrim duke thënë se “Kosova nuk do të jetë asnjëherë e pavarur”.

Ndërkohë, derisa në tetor deklaronte se Serbia është gati për pajtim, ai thoshte se “Reçaku është gënjeshtër”.

Më poshtë gjeni edhe deklaratat e tjera të Vuçiq.