Kombëtarja e Suedisë ka zbuluar listë e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor në UEFA Nations League.

Trajneri, Jon Dahl Tomasson ka zbuluar listën e lojtarëve për dy ndeshje, ndaj Sllovakisë dhe Estonisë.

Në këtë grumbullim nuk janë të pranishëm emrat e lojtarëve shqiptarë, si Besfort Zeneli dhe Edvin Kurtulus.

Zeneli para disa javësh deklaroi se pret ofertë nga Suedia, kurse Kurtulus ka kohë që ka vendosur të jetë pjesë e kësaj kombëtareje edhe pse ishte te Kosova. /Ballkani.info