Dy futbollistë të Kombëtares shqiptare kërkohen në La Liga

Një trend spanjoll ësh të krijuar në lidhje me lojtarët e Kombëtares shqiptare në këto ditë të merkatos. Përveç Keidi Bares që kërkohet nga një ekip po në Spanjë, sirena ka edhe për Endri Çekiçin dhe Nedim Bajramin.

Duke e nisur nga lojtari i Empolit, është Valencia skuadra që interesohet për fantazistin. Bajrami nuk po aktivizohet si titullar tek Empoli dhe nga ana tjetër Gatuzo me mungesat që ka në ekip, është në kërkim të një mesfushori. Sipas Nikolo Shkirës, gazetarit të njohur italian, Valencia ka pyetur Empolin për pretendimet që ka për 23-vjeçarin.

Në anën tjetë Real Sociedadi po interesohet ër Endri Çekiçin.