Dy ditë para zgjedhjes së kryetarit, mblidhet kryesia e LDK-së

Këtë të shtunë Lidhja Demokratike e Kosovës, pritet të zgjedhë kryetarin e ri.

Dy ditë para se të mësohet se kush do ta udhëheq LDK-në, kryesia e këtij subjekti politik sot do të mbajë mbledhje.

Sipas njoftimit, Isa Mustafa do ta kryesojë këtë mbledhje.

Kjo mbledhje do mbahet në selinë qendrore të LDK-së në Prishtinë dhe pritet të fillojë në ora 13:30.

loading…