Dy ditë para se t’i lëshojnë zyret, Qeveria Kurti merr 11 vendime

Qeveria në detyrë, pak para se të zëvendësohet nga një qeveri tjetër që është në ardhje, në mbledhjen e sotme virtuale ka marrë plot 11 vendime.

Në mesin e vendimeve të sotme të qeverisë në detyrë është edhe ai për miratimin e raportit tremujor financiar për vitin 2020. Ky raport përmban një përmbledhje të trendëve kryesore të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore përgjatë periudhës së tremujorit të parë të vitit 2020.

Qeveria në detyrë ka emëruar edhe anëtarët e Bordit Drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me mandat 3-vjeçar si dhe anëtarët e Këshillit Shkencor të AUV-it po ashtu me mandat 3-vjeçar.

Të kujtojmë se të shtunën pritet votimi i qeverisë së re të Kosovës në krye me Avdullah Hotin kryeministër.

Më poshtë gjeni të gjitha (11) vendimet e qeverisë që dolën nga mbledhja e sotme.