Dy çanta me plot para ju kapen të arrestuarve në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm zhvilloi një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Aty janë arrestuar katër zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni ka vazhduar edhe në katër komuna.

Policia e Kosovës në mëngjes shkoj në zyret e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë ku arrestoi ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Agim Nuha, dhe tre zyrtarë tjerë.

Policia bastisi edhe shtëpitë e personave të dyshuar.

KOHA raporton se dy çanta të mbushura plot me kartëmonedha euroshe është sekuestruar nga Policia e Kosovës në aksionin e nisur sot në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve sot.