Dy burra janë arrestuar në Komoran pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Policia njofton se dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Komoran, Gllogoc /01.04.2024-22:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Dy të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ata janë dërguar në mbajtje.
VIDEO BONUS:







