Mali i zi

Dy arka me armatim ‘zhduken’ nga depot e ushtrisë së Malit të Zi

Dy arka të mbushura me granata dore janë zhdukura nga një depo ushtarake në Malin e Zi në qytetin Niksic.

Granatat e tipit M-75 të zhdukura u zbuluan kur u krye një kontroll mbi depot e armatimit dhe municionit të shtetit malazez.

Sipas asaj që raportojnë mediat, Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka urdhëruar një hetim gjithëpërfshirës që do të përfshirë policinë, ushtrinë dhe prokurorinë.

Prokurori themelor i shtetit në Nikshiç Stevo Sekariç konfirmoi se vjedhja ishte raportuar “disa ditë më parë” dhe se është përcaktuar se mungonin dy arkat që përmbanin granata dore.