Dy aeroplanë rusë me 100 trupa aterojnë në Venezuelë

Dy aeroplanë rusë ateruan në aeroportin kryesor të Venezuelës të shtunën.

Në aeroplan ishte një zyrtar i mbrojtjes ruse dhe gati 100 trupa, sipas një gazetari vendas.

Kjo ndodh përgjatë forcimit të lidhjeve mes Karakas dhe Moskës.

Një faqe interneti që përcjell fluturimet tregoi se dy aeroplanë u larguan nga një aeroport ushtarak rus për në Caracas të premten dhe një tjetër faqe interneti t tregoi se një aeroplane la Caracasin të dielën, shkruan Reuters.

Raporti vjen pas tre muajsh që dy shtetet mbajtën manovra ushtarake në territorin venezuelas, të cilat presidenti Nicolas Maduro i ka quajtur provë e fuqizimit të raporteve, por të cilat Uashingtoni i ka kritikuar si depërtim rus në rajon.

Gazetari Javier Mayorca ka shkruar në “Twitter” se aeroplani i parë ishte me Vasily Tonkoshkurovin, shefin e shtabit të forcave këmbësore dhe se i dyti ishte aeroplan transportues që bartte 35 tonë pajisje.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se përse aeroplanët kishin ardhur në Venezuelë.