Video

Dy aeroplanë përplasen në aeroportin Heathrow të Londrës – njëri “ia preu majën e krahut” tjetrit

Dy aeroplanë në pistën e aeroportit Heathrow të Londrës u përplasën të shtunën, duke shkaktuar dëme në krahët e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Virgin Atlantic 787 bosh po tërhiqej nga baza në terminalin 3 kur “preu” majën e krahut të një Airbus A350 të British Airways.

Ndërkohë imazhet tregojnë dëme të vogla të aeroplanëve dhe shërbimet e urgjencës dhe ekuipazhit tokësor në pistë.

Asnjë klient nuk kishte në bordin e aeroplanit që po tërhiqej, tha një zëdhënës i Virgin Atlantic.

Aeroplani është nxjerrë jashtë shërbimit ndërsa ekipet inxhinierike po kryejnë kontrollet e mirëmbajtjes, thanë ata.

Asnjë pasagjer nuk u lëndua, tha një zëdhënës i Heathrow.

BONUS VIDEO| Pa prezencën e inteligjencës artificiale, problemet do të vazhdojnë, policia po i falin shkelësit