Dushi i LDK-së reagon për letrën e Osmanit: Tentim i paprecedentë për të ndërhyrë dhe diktuar punën e KQZ-së

Kryetari i Degës së 2-të të LDK-së dhe zv.ministri në detyrë, Florian Dushi, ka komentuar letrën e U.D Presidentes, Vjosa Osmani drejtuar KQZ-së.

“Tentim i paprecedentë për të ndërhyrë dhe diktuar punën e një institucioni të pavarur kushtetues, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nëse vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën apo ligjet përkatëse, janë organet kompetente, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, shkruan Dushi, transmeton Ballkani.info.

Ky është postimi i plotë i Dushit:

Tentim i paprecedentë për të ndërhyrë dhe diktuar punën e një institucioni të pavarur kushtetues, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nëse vendimi i KQZ-së është në kundërshtim me Kushtetutën apo ligjet përkatëse, janë organet kompetente, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Gjykata Supreme, e më tutje Gjykata Kushtetuese, ato që mund të kontrollojnë ligjshmërinë, apo edhe kushtetutshmërinë e vendimit të KQZ-së, përfundimisht duke e ndryshuar apo edhe anuluar një akt të tillë. Ky vendim, nuk është çështje e organeve të tjera, aq më pak e atyre organeve bartës të përkohshëm të të cilave janë (sipas paralajmërimeve) edhe kandidat në zgjedhjet e ardhshme, rregullat e të cilave po provojnë t’i diktojnë!