Durrësi përfshihet nga reshje të mëdha të shiut, veturat “notojnë” në ujë

Rrugët e Durrësit notojnë në ujë. Kjo është situata ditën e sotme, pasi vendi u përfshi mbrëmjen e djeshme nga rrebesh shiu.

Problematike janë disa kryqëzime dhe segmente rrugore.

Konkretisht bëhet fjalë për rrugët te kryqëzimi i stadiumit deri rruga e “Dylit”, rrethrrotullimi te stacioni trenit, rruga Taulantia, rruga Pavarësia në plazh.

Prani të lartë uji ka edhe te rruga e Shkozetit çka e bën edhe më të vështirë kalimin si për makinat edhe për këmbësorët.

Përmbytja e rrugëve ka shkaktuar probleme me qarkullimin e makinave si dhe të qytetarëve në disa zona të vendit. E njëjta situatë paraqitet edhe në Lezhë. Moti me reshje në Lezhë ka sjellë edhe probleme me furnizimin me energji elektrike. /abcnews.al