Durrës, 20 persona përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar në një lokal

Rreth 20 persona janë paraqitur me simptoma helmimi në urgjencën e Spitalit të Durrësit mbrëmjen e sotme.

Mësohet se shkak për këtë ka qenë një ceremoni në një lokal në autostradë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit.