Policia e Shtetit

Durrës, 15 të asfiksuar nga tymi. Zjarri në banesë, nga shkëndijë elektrike

Të paktën 15 persona, banorë, punonjës policie dhe zjarrfikës, u asfiskuan gjatë evakuimit nga një pallat, ku ra zjarr mbrëmjen e së dielës në Durrës.

Flakët nisën në një banesë në katin e 7, e menjëherë në vendngjarje erdhën forca policie dhe zjarrfikës, por tymi vështirësoi operacionin.

Personat e asfiksuar u dërguan në spital dhe, pas marrjes së mjekimit, u kthyen në shtëpi.

Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije në një dyshek elektrik./Tch/