MMPHI

Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI-ja janë të pastruara

Zëvendësministi i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se gjitha rrugët që menaxhohen nga ministria janë të pastruara dhe në gjendje të mirë.

Ai ka postuar disa foto të rrugëve, të pastruara nga bora.

“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Qarkullimi nëpër rrugë është vështirësuar pas reshjeve të borës që nisën shtunën dhe rënieve të temperaturave.