Valon Berisha ia ka bërë një urim special bashkëlojtarit dhe bashkëkombësit Riza Durmishi për ditëlindje.
Riza Durmishi e feston sot ditëlindjen e tij të 25-të.
Dhe, futbollistit shqiptar ia ka bërë një urim special bashkëlojtari i tij tek Lazio dhe njëherësh bashkëkombësi, Valon Berisha, i cili e konsideron mbrojtësin e majtë si vëlla.
“Urime ditëlindjen vëlla”, ka shkruar mesfushori kosovar në Instastory, teksa e ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me Durmishin.
Ky i fundit ishte transferuar në Lazio nga Betisi gjatë verës së vitit të kaluar, ndërsa Berisha e kishte lënë Red Bull Salzburgun për t’u transferuar në klubin nga Serie A.
Berisha dhe Durmishi janë bërë shokë të mirë dhe rrinë vazhdimisht së bashku.
Berisha është lindur e rritur në Norvegji, ndërsa Durmishi në Danimarkë, vend të cilin e përfaqëson në futboll.








