VIDEO

Durmishi publikoi pamje të rrugëve pas mesnatës: Të gjitha rrugët të kalueshme

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi pas mesnatës ka njoftuar se bashkë me ministrin Liburn Aliu kanë dalë në terren për të parë punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve.

Durmishi ka shkruar se të organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë

“Bashkë me ministrin Liburn Aliu duke parë nga afër punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve nga bora. Organizimi i mirë dhe puna e palodhshme bën që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme edhe në këtë mesnatë.”