Durmishi i VV: Vendimin e Gjykatës e shkroi Thaçi, ju që po rreshtoheni pas tij s’dihet ku do të përfundoni

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durimishi, përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku vendosi me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Durmishi tha se këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese e ka shkruar vet presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ata që po rreshtohen pas tij s’dihet ku do të përfundojnë.

Ai gjithashtu vlerësoi se vendimi i sotëm i Thacit është shpallje lufte e popullit të Kosovës.

“Vendimin e gjykatës kushtetuese e ka shkruar Hashim Thaçi. Ky veç interpretim i kushtetutës nuk është.
Me këtë interpretim Hashimi sonte i shpalli luftë popullit. Veç edhe ju të tjerët që po rreshtoheni pas tij duhet ta dini që nuk luhet me vullnetin e popullit. Sepse vullneti i ndrydhur kur shpërthen nuk e di ku përfundoni”, shkruan Durmishi.