Duriqi tregon për lëndimet të cilat i mori ai pas sulmit

Mbrëmjen e së mërkurës është sulmuar gazetari Visar Duriqi afër banesës së tij.

Në një lidhje direkte Duriqi ka treguar për lëndimet që ai ka marrë pas sulmit që iu është bërë nga disa persona të panjohur.

‘’Dhimbje kam vazhdimisht por janë të menaxhueshme, sipas raportit mjekësor kam katër dhëmbë të thyer, hundën e kam të thyer gjithashtu, kam dhimbje të shpinës dhe të barkut’’, ka thënë Duriqi në Kanal10.

‘’Gjithashtu Duriqi tha se si pasojë e lëndimeve tek pjesa e brinjëve po ka probleme edhe me frymëmarrje.