Fustani

Dukeshës Meghan i skuqet fytyra nga ajo që i del poshtë fustanit të kuq

Qëkur shpalli lajmin e shtatzënisë, ose më mirë të themi që kur u bë bashkëshortja e Princ Harry, e gjithë vëmendja është tek Meghan Markle.

Dukesha e Sussex bëri një “faull” të vogël gjatë vizitës në Tonga dhe të veshur kishte një fustan të kuq të mrekullueshëm.

37-vjeçarja shtatzënë mbante ende etiketën e fustanit, e cila iu var poshtë këmbëve teksa kalonte në tapetin e kuq nën tingujt e këngëtarëve vendas në aeroportin Fua’amotu në Nuku’alofa, kryeqytetin e vendit.

Fustani i kuq me detaje lulesh dhe një rrip në bel, me vlerë 345 paund, pasqyronte ngjyrën e flamurit të Tongas.

Por, në gjithë shkëlqimin që i jepte fustani ajo që ia skuqi fytyrën dukeshës ishte etiketa që u pa në çdo foto të shkrepur, të cilat u shpërndanë në çdo media ndërkombëtare.

Çifti mbretëror u mirëprit në Tonga nga Lartësia e saj Mbretërore Angelika Latufuipeka, vajza e vetme dhe fëmija më i madh i mbretit Tupou VI dhe mbretëreshës Nanasipau’u Tuku’ah.

Më vonë Meghan befasoi në veshjen e saj të tretë të ditës – një veshje elegante me ngjyrë të bardhë të plotë nga Theia Couture.

Ky është takimi i 10-të i Princ Harryt dhe dukeshës Meghan nga udhëtimi i tyre 16 ditor në Australi, Fixhi, Tonga dhe Zelanda e Re.