Presidenti i Serbisë i ka ftuar serbët e Kosovës që sa më numerikisht të dalin në zgjedhjet për prefektë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“I lus serbët të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të tregojnë se e dinë mirë se sa lufton shteti për ta, ta tregojnë atdhedashurinë e tyre ndaj Serbisë”, ka thënë Vuçiq për rts.
Ai ka theksuar se nuk fsheh asgjë kur thotë se Beogradi me Listën Serbe i ka marrëdhëniet më të mira dhe kështu “ruan ndikimin në territorin që me kushtetutë është serb”.







