Dukagjini i mbetet besnik Haradinajt?!

Koalicioni AAK – PSD po qëndron mirë me vota në rajonin e Dukagjinit.

Sipas numërimit zyrtar të Komisionit Qendror Zgjedhor ku tani janë numëruar mbi 60 për qind të votave, koalicioni AAK – PSD qëndron mirë.

Në Klinë, koalicioni AAK – PSD është duke garuar ngushtë me PDK-në të dyja me nga 27 për qind.

Në Pejë, AAK – PSD me 27 për qind po e ndjek Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila ka 32 për qind të votave.

Në Gjakovë, AAAK – PSD dhe Vetëvendosje kanë nga 33 për qind të votave të numëruara.

Koalicioni AAK – PSD prinë bindshëm në komunën e Junikut dhe atë të Deçanit me nga 49, rrjedhimisht 66 për qind të votave.

Komuna tjetër e rrafshit të Dukagjinit, Istogu që në zgjedhjet lokale ishte betejë midis AAK-së dhe LDK-së, tani i ka dalë nga dora Haradinajt, ku 43 për qind kanë votuar për LDK-në e 18 për AAK-në.

loading…