Babai i Dua Lipës i është gëzuar suksesit të Dua Lipës në “Grammy Awards”.

Dua Lipa ka shënuar sukses të madh në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, që u mbajt në Los Angeles.

Këngëtarja shqiptare arriti që nga ky event të largohet me dy trofe në duar, atë për “Këngën më të mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re”.

Natyrisht që këtij suksesi i janë gëzuar pafund edhe prindërit e Duas, babai i saj përmes rrjeteve sociale e ka uruar të bijën për suksesin e arritur.

“Dy herë fituese e çmimeve Grammy”..?? @dualipa Urime e dashur ❤❤❤”, ka shkruar Dukagjin Lipa.
https://www.instagram.com/p/BtuD2Kchdc_/?utm_source=ig_web_button_share_sheet