Dukagjin Gorani: Na ka marrë mendja se po e shkelim Kushtetutën

Deputeti i PSD-së, Dukagjin Gorani ka thënë se u ka marrë mendja se po e shkelnin Kushtetutën përmes rezolutës së Ekipit Shtetëror.

“Na ka marrë mendja se po shkelet Kushtetuta, nuk e kemi ditë pasi nuk jemi ekspertë, por na ka marrë mendja se po shkelet Kushtetuta”, ka deklaruar Gorani në Rubikon të KTV-së.

Ai thotë se kjo ishte bërë me synimin për të kushtëzuar presidentin e kryeministrin në këtë proces.

Me këtë rast deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, i tha Goranit se ajo çka PSD-ja ka bërë ishte shkelja e Kushtetutës, njëjtë siç u shkel nga kryeministri e presidenti.

“Ajo çka po thotë z. Gorani është që presidenti e ka shkel Kushtetutën, kryeministri e ka shkel Kushtetutën, hajde tash edhe na ta shkelim Kushtetutën”, tha Haxhiu. “Unë nuk bëhem bashkë me opozitën vetëm pse jemi opozitë. Është mirë që edhe z. Gorani, edhe znj. Haxhiu e edhe z. Hoti me na tregu nëse keni marrë ndonjë shembull nga ndonjë shtet tjetër për këto manovra që i keni bërë”.