Dujaka i jep mbështetje të fuqishme Pal Lekajt

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj ka qëndruar sonte në Dujakë të Gjakovës.

Përmes një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ky fshat ka qenë gjithmonë i bashkuar dhe i vendosur për AAK-në.

Lekaj në listën zgjedhore të AAK-së kandidon me numrin 7.

Postimi i plotë:

Dujaka si gjithmonë e bashkuar dhe e vendosur për Aleancën.

Sot u takuam me banorët e Dujakës. Si çdo herë gjetëm përkrahjen e madhe për të vazhduar rrugëtimin e përbashkët drejtë të ardhmes të sigurt me Aleancën dhe me Presidentin në ardhje Z. Ramush Haradinaj.

Edhe në kohët më të vështira ishim pranë njërit tjetrit, në kohët kur Kosovës më shumë se kurrë i duheshin shqiptarët e bashkur, Dujaka ishte gjithmonë në gadishmëri për të mirën e vendit.

Personalisht, i’u jam gjithmonë falendërues për mbështetjen tuaj.

Vazhdojmë së bashku të sigurt.