“Duhet të mësohem ta pranoj”: Ky ndryshim po ndikon në shëndetin mendor Arbenita Ismajlit

Arbenita Ismajli ka bërë të ditur se ky ndryshim në trup nuk po i pëlqen.

Arbenita Ismajli është një ndër modelet më të përfolura dhe më njohura të showbiz-it, e cila i bën të gjithë për vete me bukurinë e format trupore të saja.

Duket s ejeta e një modeleje nuk është edhe aq e lehtë sepse Arbenita së fundmi ka zbuluar se ajo po humb peshë dhe nuk po e dëshiron këtë gjë.

Ajo ka ndarë në Instastory dy foto të sajat ku shihet mjaft qartë rënia e saj në peshë, ndërsa tregon se ky ndryshim e ka prekur në shëndetin mendor.

“Humbja e peshës më ndikon kaq shumë në shëndetin mendor! Por besoj se disi duhet të pranoj sesi trupi im ndryshon ndonjëherë.” shkruan modelja.