Ish-kryenegociatori i BE-së në bisedimet e paqes për Kosovën në Rambuje dhe Paris, Wolfgang Petrisch, ka folur për emërimin e diplomatit Christopher Hill si ambasador në Serbi, ku konfirmon se ai ishte telefonuar direkt nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Petrisch ka thënë se emërimi i Hill si ambasador në Serbi është një zgjidhje e mirë, pasi si ekspert i Ballkanit, ai e njeh rajonin mjaft mirë.
“Kur jemi takuar në dhjetor, Hill më tha se presidenti i SHBA-së e ka telefonuar personalisht dhe i ka thënë ta pranojë këtë punë. Biden ka shprehur interesin e tij personal që ta dërgojë ambasadorin më të mirë në Beograd”, ka thënë Petrisch për Tanjug.
Petrisch ka folur edhe për zgjedhjet serbe, të cilat ka thënë s’e nëse ka marrëveshje ato duhet të respektohen.
Sa i përket modelit për Asociacionin, Petrisch ka thënë se emisarët Mirsolav Lajçak dhe Gabriel Escobar mund të vendosin për një model të ri nëse pajtohen Prishtinë e Beogradi.
E gjithë marrëveshja finale, sipas Petrisch, lidhet me zgjedhjet që do të mbahen në prill dhe pas kësaj, me zgjedhjen e Qeverisë.
“E them hapur, jam skeptik tani që kjo mund të ndodhë”, ka thënë Petrisch.
Ai mes tjerash ka folur edhe për situatën në Ukrainë, për të cilën ka thënë se e gjithë kjo ndikon në Ballkanin Perëndimor.
Vlen të përmendet se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë, nuk ka dalë ende me qëndrim për agresionin rus në Ukrainë, pasi që njihet për afërsinë e tij me presidentin Vladimir Putin







