Në një kohë të tillë, duket se liderët e vendit po mendojnë edhe detajet më të vogla për të mbajtur popullin e fokusuar në mbrojtjen e vetes dhe më pas të vendit.

KIEV– Lufta duket se u ka kufizuar lirinë në shumë kuptime shtetasve të Ukrainës. Në një kohë të tillë, duket se liderët e vendit po mendojnë edhe detajet më të vogla për të mbajtur popullin e fokusuar në mbrojtjen e vetes dhe më pas të vendit.

Ndaj që nga data 1 mars, në Kiev do të ndalohet shitja e alkoolit, kjo për të shmangur ndonjë tragjedi. Që prej nisjes së luftës, Ukraina ka lëshuar në masë armë në mënyrë që qytetarët të mbrojnë veten por edhe vendin ndaj rusëve.