Deputeti i LVV-së

Dugolli: Presioni ndërkombëtar po bëhet me qëllim të zbehjes së vendimit të BQK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka folur lidhur me seancën e jashtëzakonshme të Kshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për çështjen e dinarit, përkatësisht kërkesat e ndërkombëtarëve lidhur me këtë çështje.

Deputeti nga LVV, Enver Dugolli ka thënë se presioni që po i bëhet Kosovës ka për qëllim “zbehjen e vendimit të BQK-së” dhe si i tillë po bëhet në mënyrë të gabuar sepse BQK është institucion i pavarur.

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë ka kërkuar një afat prej katër muajsh kohë si fushatë sensibilizuese ndërsa Rregullorja e re e BQK-së tash e 9 ditë ka hy në fuqi.

Deputeti Dugolli ka thënë se Rregullorja e re e BQK-së, është e ligjshme, është e drejtë dhe si e tillë është e nevojshme.

“Askush nuk po e konteston rregulloren”, sepse ajo nuk prodhon efekte të jashtëligjshmit por rregullon tregun “ajo pamundëson shpëlarjen e parasë”, ka thënë Dugolli në “Five” në RTV Dukagjini.

Ai tutje ka thënë se ndërkombëtarët po dyshojnë se ka qenë një vendim i shpejtë dhe se qytetarët serb nuk kanë qenë sa duhet të informuar dhe ato praktikat e deritanishme përkatësisht dinarin, “do ta atakon”, është shprehur ai.

Mirëpo, tutje Dugolli ka deklaruar se shteti “nuk do të ndërmarr masa ndëshkuese e as masa të tjera sanksionuese”.

Ai tutje ka thënë se “kjo periudhë kohore do të shfrytëzohet si fushatë informuese dhe do të ketë kampanja të tilla, por nuk ka thënë se për cilin afat kohor bëhet fjalë.

“Tash po fillon një etapë dhe në të cilën do të përshtaten ligjshmërisht edhe rregullores së ligjshme të BQK-së.

Sa i përket shtyrjes ose afatit kohor, ai ka thënë se “krejt çka është në domenin e Qeverisë do ta bëjë, por BQK është institucion i pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta bëjë atë që bëje kështu ose ashtu”.

Presioni që po bëhet, pra ai politik sipas Dugollit po bëhet me qëllim të “zbehjes së vendimit të BQK-së”.

Tutje ai ka thënë se dinarët serb që kanë hy në Kosovë, kanë hy në mënyrë të paligjshme dhe si të tilla “nuk e kemi ditur ku po përfundojnë ato, pra kemi pasur rastin e Banjskës, kemi pasur rastin e financimit të strukturave paralele, kriminale” ka thënë ndër të tjera ai.

VIDEO BONUS: “Kush ka humb si dinari, kush?” – mesazhi i deputetes Adriana Matoshi në seancën e Kuvendit