Dugolli: Kosova pret një qartësim të politikës së BE-së dhe ShBA-së karshi qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka thënë se Kosova po pret një qartësim të politikës së Bashkimit Evropian e të SHBA-ve karshi qëndrimit të Serbisë ndaj Rusisë.

Dugolli në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se derisa Serbia nuk pozicionohet kundër agresionit rus dhe nuk ndërmerr asnjë hap për të aplikuar sanksione ndaj Rusisë, atëherë ekziston edhe rreziku i ndonjë sulmi serb për Kosovën.

“Edhe kjo është një argument kur e gjithë bota solidarizohet me Ukrainën, në Serbi ndodh e kundërta. Ata protestojnë e përdhosin flamurin e BE-së, dhe e lartësojnë Rusinë dhe agresionin që e ka bërë ndaj një shteti sovran…Derisa Serbia nuk pozicionohet kundër agresionit të Rusisë dhe nuk merr asnjë hap për të aplikuar sanksione ndaj Rusisë atëherë duhet të konsideru se rreziku ekziston. Kjo është diçka që nuk mund të fshehët.

Por presim një qartësim më të madh të politikës së BE-së, SHBA-të dhe NATO’s karshi këtij qëndrimi të Serbisë, Ka ardh koha të thuhet e vërteta,. Nuk mund të qëndroj më Serbia në dy karrige”, tha Dugolli.

VIDEO