Dugolli e këshillon Molliqajn teksa flet për Kurtin: Duhet të kursehesh për njerëzit me të cilët ke punuar

Profesori universitar, Bujar Dugolli ka thënë në emisionin Pressing në T7 se situate aktuale është mjaft e komplikuar duke kërkuar kështu nga kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj që në rrethana të tilla të kursehet me deklarata, teksa ky i fundit po fliste për ish kryetarin e tij, Albin Kurti.

Dugolli e këshilloi Molliqajn se me njerëzit që ka punuar një kohë duhet të kursehet për hirë të veprimtarisë që e kanë pasur së bashku.

“Është me rendësi, do ta thoja si një këshillë për Dardanin, se me njerëzt që punon një kohë bashkë, duhet të paktën për hir të veprimtarisë që e keni pasur bashkë, duhet nganjëhere të kursehesh, sidomos në disa momente kur do duhej që diskutimet tona të reflektojnë dicka se cka mundemi ne me ndihmu në këtë situatë e cila është një situatë bajagi e komplikuar që vjen si rezultat i këtyre aktakuzave”, ka thënë Dugolli.

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, tha se kryetari i VV’së, Albin Kurti, reagoi për arrestimet e krerëve të UÇK’së pasi kishte pakënaqësi brenda VV’së.

“Kurti po thotë se duhet të shpëtohet UÇK’ja, por nuk po jep zgjidhje”, tha ai.