Duda kërcënon pronarin e diskotekës ku do të performojë Unikkatili (FOTO)

Paralajmërimi i Unikkatil për koncert nesër në një diskotekë të Gjilanit duket se nuk është pritur mirë nga reperi Duda, i cili është pikërisht nga ky qytet.

Ai përveç paralajmërimit që ia ka bërë Unikkatilit, ka kërcënuar publikisht edhe pronarët e diskotekës.

Duda, u ka thënë pronarëve se i kanë gjak borxh. Këtë shkrim ai e ka bërë në rrjetin social Facebook.

“Albert Sylejmani Lulzim Luli Hajrizi gjak borgj mkeni publikisht le ta din krejt…”, ka shkruar ai.

Ndërsa Unikkatilit i ka thënë: Mirësevjen në GanGLand pa lejen tem sun e shkel at ven…

Duket se mes dyshes janë riaktualizuar armiqësitë e vjetra dhe pavarësisht viteve që kalojnë, reperi nga Gjilani ka mbetur po i njëjti, i pakompromis.

loading…