Duda kërcënon me jetë pronarët e diskotekës “STOP”, pasi ftuan Unikkatilin

Burim Osmani i njohur në public si “DUDA” ka kërcënuar me vdekje pronarët e diskotekës “STOP”, pasi këta të fundit kanë ftuar për të performuar aty një nga “armiqët” e Dudës, Unikkatilin.

Në një postim në facebook, Burim Osmani ka shkruar: “Albert Sylejmani, Lulzim Hajrizi gjak borgj mkeni publikisht le ta din krejt….” Në një postim të mëparshëm, Duda kishte thënë që Unikatili duhet të kërojë leje nga ai për të performuar në Gjilan.

Të kërcënuarit nga Duda, Albert Sylejmani dhe Lulzim Hajrizi janë bashkëpronar në diskotekën “Stop”

Duda dhe përkrahësit e tij njihen si problematik në qytetin e Gjilanit.

Policia e Kosovës në të kaluarën këto kërcenime i ka marrë serioze. Shumë shpesh për të tilla raste janë ngritur edhe padi nga prokurorët.

loading…