Duda Balje: Thaçi ka bërë shumë për ne, VV mund të gabojë

Deputetja e Kosovës, Duda Balje duke komentuar gjithë kryeministrat, ka thënë se Hashim Thaçi më së shumti kishte mbështetur boshnjakët.

‘’Hashimi. Hashimi ka caktu prioritetet të cilat ne i kemi pasë obligim me respektu, edhe me plotësu kushtet që i kemi pasë edhe prej nivelit lokal. Vertetë kemi punu shumë fer”.

“Situata e vështirë, se na përniherë kemi nisë me ndryshu sistemin krejt… Nuk mundesh me ndryshu gjithçka për 6 muaj”, ka thënë Balje, transmeton Periskopi.

Besim Dina: Hë, Vetëvendosja a?

Duda Balje: Po, është shumë vështirë. Borde, anëtarësi. S’di. Ata kanë pa se ku është problemi, por shumë sende në një moment me ndryshu, është territori ku mundesh me bë edhe shumë gabim.