Duda Balje flet për bashkëshortin e saj: Që 30 vite jemi bashkë, nuk di të jetoj pa të

Ajo është njëra nga deputetet më të komentuara e njëherësh më tërheqëse në Kuvendin e Kosovës.

Fjala është për Duda Baljen nga Grupi Parlamentar 6+, e cila krahas karrierës përflitet mjaft shumë edhe për jetën private.

Deputetja e komunitetit boshnjak së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Tete a Tete me Adelinën”, ku ka folur edhe për njohjen me bashkëshortin e saj, Shabanin.

“Ne kemi pasur një histori shumë interesante. Në fakt, unë kam jetuar në Novi Sad në Serbi dhe pas moshës 15 vjeçe prindërit kanë menduar se nuk është e shëndetshme me jetu atje dhe jemi kthyer në Prizren, më e rëndësishmja ka qenë unë me gjet dikë prej Kosovës. Prindërit kanë menduar se është më mirë të gjej dikë në Kosovë. Jam njoftuar me burrin te tezja, kam qenë shumë e re në moshën 15 vjeçe, pas një viti jemi martuar e që tani jemi që 30 vite bashkë”.

“Unë nuk di të jetoj pa burrin. Unë kam nisur ta njoh veten me burrin bashkë, mendoj se kemi një lidhje shumë specifike”, ka thënë mes shumë gjërash ajo.

Duda dhe Shabani ndërkohë janë prindër të tre fëmijëve.