Duda Balje flet pas bashkimit me grupin parlamentar të NISMA-s

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka dhënë arsyet se pse ajo dhe kolegët e saj i janë bashkuar sot Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ajo dhe tre deputetët e tjerë kanë vendosur ta ruajnë emrin e grupit të tyre dhe të krijojmë një koalicion me grupin Nisma dhe AKR.

“Ne do të vazhdojmë të angazhohemi për të mbrojtur interesat e komuniteteve tona”, shkruan tutje ajo.

Ndryshe, bashkimin mes Grupeve Parlamentare “Nisma-AKR-6+” e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Endrit Shala.