Duda Balje: “Edhe unë si boshnjake, jam e do të mbetem në rrugën e çlirimtarëve”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës që është nga komuniteti i boshnjakëve, Duda Balje, ka reaguar pas aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Balje, ka publikuar flamurin e UÇK-së, Kosovës dhe NATO-s,.

Deputetja Balje ka thënë që përjetësisht jam e do të mbetem në rrugën e çlirimtarëve të shtetit.

“Përjetësisht edhe unë si boshnjake jam dhe do të mbetem  në rrugën e çlirimtarëve të shtetit të Kosovës! Shteti ynë, rinia dhe i gjithë populli meritojn liri, barazi dhe jetë të lumtur!”, ka thënë Balje.