Ajo ka inforumuar se do të këndojë kolonën zanore të Bond 25.

Dua Lipa mori pjesë në eventin “YouTube Brandcast 2019” në Radio City Music Hall në Nju Jork, të enjten mbrëma, shkruan DailyMail.

23-vjeçarja, autore e shumë hiteve u shfaq me një fustan të gjelbrë, në të cilin theksoi linjat teksa po parakalonte në qilimin e kuq.

Ajo tërhoqi vëmendjen me këmbët në fustan të shkurtër, ndërsa kishte kishte mbathur një palë çizme ngjyrë leopardi dhe shumë aksesorë ari.

Bukuroshja që fitoi çmimin Grammy iu bashkua yjeve Alicia Keys, Daddy Yankee, Grace VanderWaal dhe Lilly Singh.

Ajo do të ndjekë gjurmët e yjeve duke përfshirë Sam Smith dhe Adele.

Dua ka qenë imazh i numrit të muajit janar në revistën “Vogue”, ku diskutoi për tema të tilla si feminizmi dhe imazhin e trupit në intervistën e saj.

Ajo tha: ‘Feminizmi për mua nuk është urrejtje ndaj njerëzve, është thjesht sikur, “meritojmë të njëjtat mundësi”.