Dua Lipa vallëzoi me këngën e saj, reagon Remzie Osmani

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa bashkë me familjen e saj ka zgjedhur Shqipërinë për pushime.

Ajo në rrjetet sociale vazhdimisht po publikon pamje nga këto pushime. Sot Dua në Instagram ka publikuar një video duke vallëzuar me këngën e Remzie Osmanit.

Pas kësaj videos, Remzia e ka falënderuar atë, teksa ka shkruar se është kënaqësi se si një yll si Dua nuk e harron vendin e saj.

“Kenaqesi me e pa se si nje yll boteror si Dua, eshte kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhen e besa as muziken shqipe .Faleminderit Dua. Je yll”, ka shkruar Remize Osmani në Instagram.