Dua Lipa uron shqiptarët për 28 nëntor: Gëzuar dita e pavarësisë Shqipëri

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, tregon me krenari prejardhjen e saj sa herë që i vije mundësia.

Prandaj, artistja e famshme, nuk harron që të uroi shqiptarët kudo në botë për data të rëndësishme, siç është dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes rrjeteve sociale, Dua, edhe sot (e diel), ka uruar popullin shqiptarë për festën e 28 nëntorit, urimi i Duas erdhi në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Në InstaStory, 26-vjeçarja ka ripostuar fotot nga vizita e saj e para disa muajsh në Krujë, ku ajo shihet duke e bërë shqiponjë dykrenare me duar, ndërsa në një tjetër imazh shihet flamuri kuq e zi, dhe një gotë me një shqiponjë ari të stampuar përmbi.

“Urime 28 nëntori (bashkangjitur me një emoji zemre të kuqe dhe flamurin kuq e zi), gëzuar dita e pavarësisë Shqipëri”, ka shkruar ylli i hitit “Cold Heart”, në mbishkrimin e fotografive.