Dua Lipa uron kunatën për ditëlindje

Modelja e njohur Gigi Hadid, sot feston 26 vjetorin e lindjes. Ajo ka pranuar urime nga emra të njohur në botën e showbizit.

Por, nuk ka munguar urimi i veçantë nga Dua Lipa, që njëherit është e dashura e Anwar Hadid, vëllait të Gigi e Bella Hadid.

“Dita kombëtare e Gigi Hadid, urime ditëlindjen gjë e ëmbël”, ka shkrujtur Dua, gjersa shihet në foto së bashku me Gigin.

Këtë vit, Gigi do të festojë më e plotësuar se kurrë, pasi ajo u bë nënë në shtator të vitit të kaluar.